“Kujdes pensionet”, Banka e Shqipërisë: Kërkohet rinovim i skemës! Rënia e euros uli çmimet dhe inflacionin
Skema e pensioneve duhet të rishikohet sa më parë, duke e përafruar të me vendet e BE, kjo sepse akoma aktuale e pensioneve paraqit një rrezik të lartë për financat publike. Ne KE, përfaqësues të BSH dhanë mendimin e tyre për projektbuxhetin 2025, tanë thanë se plakja e popullsisë vendase dhe lëvizja demografike po sjell […]
Skema e pensioneve duhet të rishikohet sa më parë, duke e përafruar të me vendet e BE, kjo sepse akoma aktuale e pensioneve paraqit një rrezik të lartë për financat publike.
Ne KE, përfaqësues të BSH dhanë mendimin e tyre për projektbuxhetin 2025, tanë thanë se plakja e popullsisë vendase dhe lëvizja demografike po sjell më pak të ardhura tek sigurime shoqërore.
“Sfida e sistemit të pensioneve bëhet edhe me serioze po të marrim në konsideratë lëvizjet demografike. BSH përshëndet iniciativat për një rishikim të skemës së pensioneve. Në gjykimin tonë rishikimi i parametrave të skemës duhet të garantojë një qëndrueshmëri afatgjatë të tyre, me një ndikim sa më të vogël në buxhetin e shtetit”, tha Lulejta Minxhozi, zv.guvernatore e BSH.
E teksa qeveria ka premtuar rritje të pensioneve, drejtori i politikës monetare në BSH, Erald Themeli tha se bizneset shqiptare ende nuk bëjnë deklarimin e pagave të punonjësve të tyre.
“Ka një shkallë relativisht të lartë informaliteti në gjykimin tonë para se të eksplorohen parametrat e reja të sistemit të pensioneve do të ishte e udhës të kuptoheshim drejt përpara këtij informaliteti në mënyrë që të mos devijohen parametrat e skemës së re”, tha Erald Themeli, drejtori i politikës monetare në Bankën e Shqipërisë.
Të pranishmit diskutuan edhe për kursin e euros, përfaqësuesit e BSH thanë se punohet për ta parandaluar rënien e shpejtë të monedhës euro.
“BSH bashkohet me shqetësimin e zhvlerësimit të euros . Për ne është probleme ritmi shpejtë i zhvlerësimit dhe ne po e analizojmë dhe të propozojmë një rrugë se si mund të ngadalësohet rritmi i rënies”, tha Minxhozi.
BSH e ka një arsye se përse nuk e ka bërë këtë lëvizje deri më tani
“Ne do të na duhet të kishim një normë bazë interesi me 10% nëse do të ndërhynim në kursin e këmbimit për ta stabilizuar atë të rinisim fitimet e bizneseve. Po ashtu po të ndërhynim në kurs do të kishim inflacion dy shifror ende dhe shumë larg objektivit tonë”, thotë Themeli.
Që nga viti 2022 euro është e zhvlerësuar dhe leku është forcuar, por kjo nuk ka sjellë një klimë të mirë për biznesin vendas. Monedha euro është zhvlerësuar me afro 30% përballë lekut, dy vite më parë një euro shkëmbehej me 122 deri në 127 lekë ndërsa sot një euro shkëmbehet me 98 lekë.
/a.r
What's Your Reaction?