Gjendet i pajetë një person në Dibër, çfarë thotë policia
Një shtetas rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”. Nga veprimet e
Një shtetas rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete rreth orës 17:00, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?