Ajeti: Arrijmë Botërorin nëse japim shpirtin në fushë, të respektojmë himnin e Çekisë
Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, foli në konferencë për shtyp, në prag të takimit me Çekinë, në Ligën e Kombeve. Futbollisti kuqezi, theksoi se në rast se skuadra jep maksimumin dhe shpirtin në fushë, do të jetë i mundur edhe Botërori. Gjithashtu mbrojtësi kërkoi respekt nga tifozët për kundërshtarin. “Besoj se i kemi cilësitë e […]
Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, foli në konferencë për shtyp, në prag të takimit me Çekinë, në Ligën e Kombeve.
Futbollisti kuqezi, theksoi se në rast se skuadra jep maksimumin dhe shpirtin në fushë, do të jetë i mundur edhe Botërori. Gjithashtu mbrojtësi kërkoi respekt nga tifozët për kundërshtarin.
“Besoj se i kemi cilësitë e duhura për të arritur Botërorin. Është rrugë e gjatë. Nëse të gjithë japim maksimumin dhe japim shpirtin, do e arrijmë edhe atë.
Mesazhi për tifozët, është që të respektojmë himnin e Çekisë dhe të tregojmë anën e mirë, pavarësisht se çfarë ndodhi në Pragë. Në duhet të tregojmë anën e mirë tonën. Shpresoj që të shikojmë Shqipërinë që ishte në Gjeorgji. E dimë që është një ndeshje e vështirë. I dimë cilësitë e Çekisë. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë të dalim me 3 pikë.
Cory ka bërë një ndeshje të mirë në takimin e parë. Fizikisht është afër dy metra dhe e vështirë për ta markuar. Shpresoj ta ndalim për të mos shënuar gol. Të gjitha janë të mundura në futboll. Unë besoj tek ekipi dhe cilësitë e lojtarëve. Ne synojmë vendin e parë. Gjithçka është e mundur. Me cilësitë që kemi, mendoj se nuk biem në Ligën C. Besojmë se mund t’ia dalim, edhe pse është një ndeshje tjetër. Ne i kemi kualitetet dhe cilësinë për të marrë një tjetër rezultat pozitiv dhe shpresoj t’ia dalim.
Ndjenja në Kombëtare është ndryshe. Të jesh pjesë e Kombëtares është e veçantë, vetëm ata që janë në Kombëtare e dinë këtë”, deklaroi Ajeti.
Ndeshja Shqipëri-Çeki, do të luhet ditën e shtunë më 16 Nëntor.
/a.r
What's Your Reaction?