Kievi kritikon bisedën Scholz-Putin: Duhen veprime të forta, jo telefonata për ta shtyrë Rusinë drejt paqes
Pas zyrës së Presidentit Zelensky, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës lidhur me telefonatën mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se “veprime të forta, jo telefonata” janë të nevojshme për të shtyrë presidentin rus “drejt paqes”. Duke […]
Pas zyrës së Presidentit Zelensky, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Ukrainës lidhur me telefonatën mes kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas mediave të huaja, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se “veprime të forta, jo telefonata” janë të nevojshme për të shtyrë presidentin rus “drejt paqes”.
Duke reaguar ndaj telefonatës së sotme midis kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Vladimir Putin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Heorhii Tykhyi, tha se thirrjet “nuk sjellin asnjë vlerë shtesë” në rrugën drejt paqes, por në vend të kësaj përdoren nga Putin për “të arritur interesat e tij”.
Telefonata një orëshe mes dy liderëve ishte kontakti i parë i drejtpërdrejtë që ata kanë pasur që nga viti 2022, shkruan A2 CNN.
Kremlini pretendoi se kjo ndodhi “me iniciativën e palës gjermane” dhe gjatë telefonatës, Putin tha se ishte i gatshëm të rifillonte negociatat për një marrëveshje paqeje.
Zëdhënësi Dmitry Peskov shtoi se pavarësisht “mosmarrëveshjeve të thella” midis të dy shteteve, “vetë fakti i dialogut është jashtëzakonisht pozitiv”.
Duke iu kundërpërgjigjur pretendimeve, Tykhyi tha se Putin i sheh “përpjekjet për zbutje si një shenjë dobësie”.
/a.r
What's Your Reaction?