Silvinjo: Kemi lojtarë me probleme fizike, me Çekinë na është kthyer si derbi
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, zbuloi se 2-3 lojtarë të Kombëtares kanë shfaqur probleme fizike para ndeshjes me Çekinë. Në konferencën për shtyp, Silvinjo nuk zbuloi emrat, ndërsa tha se Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë pa frikë. Sipas tij, takimet e çekët janë kthyer si derbi, për shkak se dy ekipet janë përballur shpesh në […]
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, zbuloi se 2-3 lojtarë të Kombëtares kanë shfaqur probleme fizike para ndeshjes me Çekinë.
Në konferencën për shtyp, Silvinjo nuk zbuloi emrat, ndërsa tha se Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë pa frikë.
Sipas tij, takimet e çekët janë kthyer si derbi, për shkak se dy ekipet janë përballur shpesh në vitet e fundit.
“Duhet të shohim. Pas pak kemi një stërvitje të fundit. 2-3 lojtarë kanë pasur probleme fizike. Uzuni nuk është një nga ta. Uzuni ka shpejtësi dhe shënon kur ka hapësirë. Është një sulmues që na bën punë, por nesër do të marrim vendimin për formacionin që do të hedhim në fushë.
Në 90 minutat e nesërme, mund të bëjmë ndeshjen më të mirë të vitit. Të gjithë lojtarët janë gati të japin maksimumin e tyre. Pas Europianit është e vështirë, sepse të gjitha kombëtaret kanë humbur lojtarë. Kam besim te lojtarët dhe futemi për të dhënë maksimumin në fushë. Nuk kemi frikë ndaj kundërshtarit. Futemi për të dhënë 100%.
Nuk jam i shqetësuar për kartonët. Më shumë jam i interesuar për ndeshjen dhe çfarë do të bëjmë. Presidenti më thotë se janë 22 mijë tifozë, por unë shoh që janë më shumë. Është një ndeshje ndryshe ajo e nesërmja. Çdo ndeshje është ndryshe. Ne humbëm në Pragë, por ndryshon ndeshja nga ndeshja. Me ta na duket si derbi, sepse kemi luajtur shpesh. Ndeshje që vendoset nga detaje. Do provojmë të futemi për të marrë maksimumin”, deklaroi Silvinjo.
/a.r
What's Your Reaction?