FOTO / Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhet Dardha

Pas Thethit, Bogës dhe Shebenik, dëbora e parë ka nisur të bie edhe Korçë, ku është zbardhur fshati i Dardhës. Gazetarja e RTSH-së, Eftjola Fili raporton se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit. Sipas saj, reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin Shtyllë të njësisë […]

Nëntor 15, 2024 - 19:40
 0
FOTO / Nisin reshjet e para të dëborës në juglindje të vendit, zbardhet Dardha
Reklamë
Reklamë

Pas Thethit, Bogës dhe Shebenik, dëbora e parë ka nisur të bie edhe Korçë, ku është zbardhur fshati i Dardhës.

Gazetarja e RTSH-së, Eftjola Fili raporton se reshjet kane nisur vetëm pak minuta me parë në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.

Sipas saj, reshjet kryesisht janë përqendruar në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq të bashkisë Korçë.

Reklamë
Reklamë

“Reshjet me të dendura kanë qenë në lartësitë 1200 metra mbi nivelin e detit. Reshjet kanë përfshirë edhe fshatin Shtyllë, aty ku trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm. Reshje dëbore ka në gjithë aksin rrugor nga Shtylla deri në majë të Mashkullores. Reshje dëbore ka edhe në zonat e tjera malore përfshi këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit Dardhë” raporton Fili.

Aktualisht reshjet e dëborës po bien me intensitet të ulët dhe nuk kanë krijuar problematika në qarkullimin e automjeteve, por grupet e punës ndodhen ne terren.

Të gjitha mjetet borëpastruese të firmave nënkontraktore janë në gatishmëri për të mbajtur në normalitet akset e këtyre zonave

Deri tani nuk raportohen probleme për sa i përket qarkullimit të mjeteve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.