Pse po flitet për korrigjim kufijsh? Analistët: Trump e di që është ide e rrezikshme, do të çonte në luftë

Teza e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes 2 vendeve, u diskutua fillimisht në vitin2018 nga dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Megjithatë gjeti pak mbështetje, mes disa konjukturave sllave dhe jo vetëm. Por teksa dukej e arkivuar një herë e përgjithmonë, ideja po përmendet sërish […]

Nëntor 15, 2024 - 20:25
 0
Pse po flitet për korrigjim kufijsh? Analistët: Trump e di që është ide e rrezikshme, do të çonte në luftë
Reklamë
Reklamë

Teza e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes 2 vendeve, u diskutua fillimisht në vitin2018 nga dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Megjithatë gjeti pak mbështetje, mes disa konjukturave sllave dhe jo vetëm. Por teksa dukej e arkivuar një herë e përgjithmonë, ideja po përmendet sërish pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet amerikane.

Deputetja e komisionit të Jashtëm nga AAK-ja, Time Kadrija vlerëson se Kosova është e njohur nga rreth 120 shtete në tërësinë e saj territoriale dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i prishin ekuilibrat me propozime si ai i shkëmbimit të territoreve.

Ndërsa politologia Magbule Shkodra thotë për A2CNN, se administrata e Trumpit në asnjë mënyrë nuk do të mbështesë idenë, pasi çdo përpjekje për lëvizje të kufijve në Ballkan mund të çojë në konflikt.

Reklamë
Reklamë

Shkodra vlerëson si shumë të rëndësishme, që administrata e re të garantojë se çdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë në linja etnike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.