Prej javësh në kërkim për plagosje, lirohet pak orë pas arrestimit vëllai i deputetit socialist

Është liruar disa orë pas arrestimit, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputeti të PS-së, Rrahman Rraja. Ai u arrestua ditën e sotme, pas disa javësh në kërkim, por u lirua pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim […]

Nëntor 16, 2024 - 15:55
 0
Prej javësh në kërkim për plagosje, lirohet pak orë pas arrestimit vëllai i deputetit socialist
Reklamë
Reklamë

Është liruar disa orë pas arrestimit, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputeti të PS-së, Rrahman Rraja.

Ai u arrestua ditën e sotme, pas disa javësh në kërkim, por u lirua pasi prokurori i çështjes vendosi procedimin e tij në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Flamur Rraja ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me djalin e tij, Arjel Rraja, dyshohet se dhunuan në afërsi të Rinasit, Kujtim Cacën dhe një familjar të tij, për motive pronësie.

Reklamë
Reklamë

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.10.2024, në afërsi të Rinasit, në bashkëpunim me shtetasin A. Rr., dyshohet se, për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me shtetasit A. C., dhe K. C.,”– informoi policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.