Alarm në Paris, pronari i restorantit merr peng punonjësit

Një incident që dyshohet se përfshin një situatë pengmarrjeje ka ndodhur në Paris. Sipas informacioneve nga mediat franceze, një burrë që besohet të

Nëntor 16, 2024 - 15:55
 0
Alarm në Paris, pronari i restorantit merr peng punonjësit
Reklamë
Reklamë

Një incident që dyshohet se përfshin një situatë pengmarrjeje ka ndodhur në Paris. Sipas informacioneve nga mediat franceze, një burrë që besohet të jetë pronari i restorantit është ngujuar brenda dyqanit dhe po mban peng punëtorët.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka kërkuar që askush të mos afrohet derisa të përfundojnë negociatat me burrin, i cili nuk pranon të flasë me efektivët.

Nuk dihet nëse burri është i armatosur. Restoranti në fjalë ndodhet në lagjen e 15-të të qytetit dhe më konkretisht në zonën Issy-les-Moulineaux.

Reklamë
Reklamë

Nuk bëhen të ditura motivet e autorit. Sipas mediave franceze, banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa qarkullimi është ndalur dhe policia ka rrethuar zonën. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.