Kaloi kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi, 35-vjeçari kapet me 76 kg drogë

Oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë arrestuar një person, të cilit i është gjetur një sasi e madhe lënde narkotike. Punonjësit e policisë në rrugën Poprati – Podgoricë në qytetin e Deljajit kanë kontrolluar një automjet me targa të Podgoricës, i cili lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë. Automjeti drejtohej nga […]

Nëntor 16, 2024 - 18:50
 0
Kaloi kufirin nga Shqipëria në Malin e Zi, 35-vjeçari kapet me 76 kg drogë
Reklamë
Reklamë

Oficerët e Sektorit të Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë arrestuar një person, të cilit i është gjetur një sasi e madhe lënde narkotike.

Punonjësit e policisë në rrugën Poprati – Podgoricë në qytetin e Deljajit kanë kontrolluar një automjet me targa të Podgoricës, i cili lëvizte nga drejtimi i Shqipërisë.

Automjeti drejtohej nga P.Gj. 35 vjec, nga Podgorica, tek të cilët zyrtarët policorë kanë gjetur katër thasë të mëdhenj me kanabis, me peshë totale rreth 76 kilogramë.

Reklamë
Reklamë

Me urdhër të prokurorisë në Podgoricë, P.Gj. është ndaluar me kallëzim penal për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.