Shqipëria “në luftë” për vendin e parë në grup, nis beteja në Air Albania kundër Çekisë

Starton në “Air Albania” ndeshje e raundit të 5 të Grupit B1 në Ligën e Kombeve. Kjo sfidë është e vlefshe edhe për kreun e grupit, pasi miqtë kryesojnë me 7 pikë, ndërsa kuqezinjtë janë ndjekësit më të afërt me një pikë më pak. Veç kësaj, Shqipëria kërkon ‘hakmarrje’ edhe për faktin se më 11 […]

Nëntor 16, 2024 - 20:55
 0
Shqipëria “në luftë” për vendin e parë në grup, nis beteja në Air Albania kundër Çekisë
Reklamë
Reklamë

Starton në “Air Albania” ndeshje e raundit të 5 të Grupit B1 në Ligën e Kombeve. Kjo sfidë është e vlefshe edhe për kreun e grupit, pasi miqtë kryesojnë me 7 pikë, ndërsa kuqezinjtë janë ndjekësit më të afërt me një pikë më pak.

Veç kësaj, Shqipëria kërkon ‘hakmarrje’ edhe për faktin se më 11 tetor në Pragë, në sfidën e parë mes tyre për Ligën e Kombeve, çekët fituan 2-0 dhe Kombëtarja bëri një paraqitje për t’u harruar. Stadiumi është ‘sold out’ dhe më shumë se 21 mijë zemra do rrahin kuqezi.

Përballja e sotme është e pesta në histori mes skuadrave, me dy fitore të çekëve, një të kuqezinjve dhe një barazim. Triumfi i Shqipërisë ishte një vit më parë në Tiranë, me tanët që fitonin 3-0 me golat e Asanit dhe dopietën e Seferit, duke ‘zyrtarizuar’ kalimin në finalet e “EURO 2024” që u zhvillua në Gjermani. Ndërkohë pesë gola ka shënuar Shqipëria në portën e çekëve, kundrejt gjashtë të pësuarve.

Reklamë
Reklamë

Rreshtimi i teknikut brazilian është i njëjtë, me skemën 4-3-3 që nuk ndryshon. Në portë Strakosha, në mbrojtje Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë luajnë Asllani dhe Ramadani, teksa Laçi do të luajë pak më i avancuar.

Krahët do të mbulohen nga Asani dhe Bajrami, ndërsa maja e sulmit i është besuar Indrit Tucit, pas paraqitjeve shumë të mira në dy ndeshjet e muajit tetor ku edhe debutoi.

Ky takim është një prej 2 të fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, pasi pas Çekisë, kombëtarja shqiptare pret Ukrainën në “Air Albania”. Silvinjo i beson Indrit Tucit për herë të dytë vendin e titullarit, teksa “bomberi” Mirlind Daku mungon për arsye se ka plotësuar numrin e kartonëve.

Arbitër kryesor për këtë takim është përzgjedhur zvicerani Sandro Sharer.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.