Rama në stadium për sfidën Shqipëri-Çeki, shoqërohet nga ministri Hasani
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta shohë në stadium ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë. Ai është shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta shohë në stadium ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë. Ai është shoqëruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
I pozicionuar në tribunën VIP të stadiumit “Air Albania” kryeministri Rama nuk ka munguar në këtë sfidë kaq të rëndësishme për kombëtaren kuqezi.
Për sfidën e sotme ndaj Çekisë, në mbështetje të kombëtares kuqezi janë rreth 22 mijë tifozë. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?