Dardha mbulohet nga dëbora, Rama ndan pamjet mahnitëse nga fshati turistik

Fshati Dardhë, i vendosur në shpatet malore të Moravës, në Korçë, është një nga destinacionet më të preferuara për turistët, veçanërisht gjatës stinës së dimrit. Ndryshimi i motit, ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë, duke ofruar pamje mbresëlënëse të peizazhit dimëror. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga […]

Nëntor 17, 2024 - 09:35
 0
Dardha mbulohet nga dëbora, Rama ndan pamjet mahnitëse nga fshati turistik
Reklamë
Reklamë

Fshati Dardhë, i vendosur në shpatet malore të Moravës, në Korçë, është një nga destinacionet më të preferuara për turistët, veçanërisht gjatës stinës së dimrit.

Ndryshimi i motit, ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në zonë, duke ofruar pamje mbresëlënëse të peizazhit dimëror.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga fshati Dardhë, i mbuluar nga dëbora.

Reklamë
Reklamë

“Mirëmëngjesi nga Dardha!”- shkruan kreu i qeverisë.

Më të veçantë këtë fshat turistik e bën edhe pista e skive, e cila kryesisht gjatë fundjavave në stinën e dimrit kthehet në një prej atraksioneve kryesore për turistët vendas e të huaj.

Shtëpitë karakteristike të gurit me çati prej rrasash krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe autentike. Shumë prej tyre janë kthyer në bujtina për turistët.

Dardha ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.