Shpërthim në një studio muzikore në Kamëz
Foto ilustruese Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kamëz. Sipas njoftimit zyrtar, në një studio muzikore është dëgjuar një
Foto ilustruese
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Kamëz.
Sipas njoftimit zyrtar, në një studio muzikore është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?