Foto/ Një prej kokave të grupit të trafikut të drogës! 37-vjeçari shkoi në Amerikën Latine si turist, por u bë trafikant
37-vjeçari Aldi Zonja është një ndër personat e arrestuar nga Policia e Shtetit, më kërkesë të SPAK në lidhje me një operacion ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Durrës dhe Nikël. SPAK goditi një grup që trafikonte drogë nga Amerika Latine, të cilën e fshihnin në lëkurën e bagëtive dhe më […]
37-vjeçari Aldi Zonja është një ndër personat e arrestuar nga Policia e Shtetit, më kërkesë të SPAK në lidhje me një operacion ndërkombëtar antidrogë që është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, Durrës dhe Nikël.
SPAK goditi një grup që trafikonte drogë nga Amerika Latine, të cilën e fshihnin në lëkurën e bagëtive dhe më pas përpunohej në vendin tonë për t’u trafikuar drejt BE.
Nga hetimet ka rezultuar se Aldi Zonja është një ndër “kokat” kryesore të financimit dhe organizmit të kësaj skeme. Burime për media bëjnë me dije se Zonja kishte kruar në Amerikën Latine me vizë turistike dhe më pas ishte bllokuar atje për shkak të pandemisë.
Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikën Larine 37-vjeçari ka krijuar njohje me trafikantë droge dh këhstu ngritën skenën e mirëfilltë për të trafikuar lëndën narkotike.
Kujtojmë se një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës është zbuluar në fshatin Qerekë, Fushë Krujë, kurse nga kontrollet në Tiranë dhe Durrës anë identifikuar ambiente ndihmëse, ku janë sekuestruar sasi të konsiderueshme materiali të papërpunuara ku dyshohet se është përzier dhe fshehur lëndë narkotike, sasi kokaine, përzierës kimikë, objekte të specializuara për fshehjen e drogës, pajisje laboratorike, shuma parash dhe mjete transporti të përdorura për veprimtarinë kriminale.
What's Your Reaction?