Sulmi izraelit në Bejrut, vritet zëdhënësi i Hezbollahut

Sulmi i kësaj të diele nga Izraeli në Bejrut ka vrarë zëdhënësin e Hezbollahut, Mohammed Afif, si dhe ka plagosur tre persona, sipas

Nëntor 17, 2024 - 15:20
 0
Sulmi izraelit në Bejrut, vritet zëdhënësi i Hezbollahut
Reklamë
Reklamë

Sulmi i kësaj të diele nga Izraeli në Bejrut ka vrarë zëdhënësin e Hezbollahut, Mohammed Afif, si dhe ka plagosur tre persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit.

AFP citoi Agjencinë Kombëtare të Lajmeve të raportonte se sulmi nga avionët armik shkaktoi shkatërrim të madh, duke lënë nën rrënija një numër të madh personash.

NNA tha se një nga banorët e një ndërtese fqinje kishte marrë një telefonatë paralajmëruese duke kërkuar evakuim, por nuk u mor seriozisht.

Reklamë
Reklamë

Ndërkohë Policia izraelite ka arrestuar tre të dyshuar pasi rezidenca private e kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu, në Kaesarea u sulmua me raketa. Autoritetet bënë me dije se ai sëbashku me familjen e tij nuk ndodheshin në banesë, ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

Policia nuk dha detaje për të dyshuarit e arrestuar, por zyrtarët thanë se ata ishin kritikë të brendshëm politikë të Netanyahut.

Netanyahu për muaj të tërë është përballur me protesta masive lidhur me mënyrën se si ka menaxhuar krizën me pengjet e rrembyer nga Hamasi. Kritikët e fajësojnë Netanyahun për dështim të sigurisë dhe inteligjencës cka solli sulmin e 7 tetorit dhe mosarritjen e marreveshjes me Hamasin per lirimin e pengjeve. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.