Ndeshja me Ukrainën, Asani shqetëson trajnerin Sylvinho
Pas barazimit pa gola me Republikën Çeke, Kombëtarja ka zbritur menjëherë në fushë. Kuqezinjtë zhvilluan menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit në Nations League me Ukrainën. Çështja më e rëndësishme në skuadër lidhet me gjendjen e sulmuesit tëkrahut, Jasir Asani. Ai u largua nga fusha i dëmtuar pas vetëm 30 minutave lojë dhe tashmë po […]
Pas barazimit pa gola me Republikën Çeke, Kombëtarja ka zbritur menjëherë në fushë. Kuqezinjtë zhvilluan menjëherë përgatitjet për ndeshjen e fundit në Nations League me Ukrainën. Çështja më e rëndësishme në skuadër lidhet me gjendjen e sulmuesit tëkrahut, Jasir Asani.
Ai u largua nga fusha i dëmtuar pas vetëm 30 minutave lojë dhe tashmë po mbahet në monitorim nga mjekët e skuadrës. Federata njoftoi se numri 9 “do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore pas problemit që pati në ndeshjen ndaj Çekisë dhe më pas do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm apo jo për takimin ndaj Ukrainës”.
Ky fakt e mban në ankth teknikun Sylvinho, të cilit do t’i duhet të bëjë pa një prej lojtarëve që parapëlqen më tepër. Edhe pse me dëmtimin e Asanit do të duhet të ndryshojnë planet për ndeshjen, alternativat cilësore në dispozicion nuk mungojnë.
Në krahët e sulmit të gatshëm janë Uzuni, Muçi, Arbër Hoxha por edhe Seferi, duke bërë që Shqipëria të ruajë potencialin ofensiv me lojtarë tejet cilësorë. Për sa i takon stërvitjes, ekipi u nda në dy grupe.
Futbollistët që luajtën gjatë gjithë lojës me Çekinë, bënë vetëm shkrythje në palestër dhe fizioterapi, për të rikuperuar forcat. Ndërkohë, lojtarët që nuk u aktivizuan zhvilluan një seancë të plotë e fokusuar më shumë te puna me topin dhe situatave të ndryshme të lojës.
Këtë të hënë, Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Ukrainës, me stërvitjen zyrtare që do të zhvillohet në orën 16:30në Arenën Kombëtare.
What's Your Reaction?