Rriten rastet me fruth, OBSH: Në 2023 u regjistruan 20% më shumë infektime

Rastet e fruthit në botë arritën në 10.3 milionë gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje shqetësuese me 20% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo rritje e rasteve ka ardhur si pasojë e mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit, duke […]

Nëntor 17, 2024 - 16:05
 0
Rriten rastet me fruth, OBSH: Në 2023 u regjistruan 20% më shumë infektime
Reklamë
Reklamë

Rastet e fruthit në botë arritën në 10.3 milionë gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje shqetësuese me 20% krahasuar me vitin 2022, sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo rritje e rasteve ka ardhur si pasojë e mbulimit të pamjaftueshëm të vaksinimit, duke vënë në rrezik miliona jetë njerëzish.

Pavarësisht se fruthi është i parandalueshëm me dy doza të vaksinës, mbi 22 milionë fëmijë humbën dozën e parë të vaksinës në 2023. Vetëm 83% e fëmijëve morën dozën e parë, ndërsa mbulimi me dozën e dytë ishte edhe më i ulët, në 74%. Sipas OBSH-së, për të parandaluar shpërthime të reja, është thelbësore që çdo vend të arrijë një mbulim prej 95% për të dyja dozat.

Në vitin 2023, 57 vende raportuan shpërthime të mëdha të fruthit, një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2022. Pothuajse gjysma e këtyre shpërthimeve ndodhën në Afrikë por rritje të rasteve raportoi edhe Evropa dhe Azia Juglindore.

Reklamë
Reklamë

Ekspertët paralajmërojnë se fruthi vazhdon të jetë një kërcënim serioz, veçanërisht për fëmijët nën moshën 5 vjeç, që përbëjnë shumicën e 107,500 vdekjeve të raportuara në 2023. Ndërsa numri i vdekjeve ra me 8% krahasuar me vitin 2022, fruthi mbetet një sëmundje me pasoja të rënda, duke përfshirë verbëri, pneumoni dhe encefalit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.