Llogaritë e grupit, Shqipëria luan vetëm për fitore ndaj Ukrainës
Gjithçka është e hapur në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Edhe pas takimeve të pesta, distanca nga kreu që mbahet nga Republika Çeke dhe vendi i fundit, Ukraina qëndron në 3 pikë. Me çekët që numërojnë 8 pikë, ndjekur nga Gjeorgjia e Shqipëria me 7 dhe Ukraina 5, diferencën në këtë grup pritet ta […]
Gjithçka është e hapur në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Edhe pas takimeve të pesta, distanca nga kreu që mbahet nga Republika Çeke dhe vendi i fundit, Ukraina qëndron në 3 pikë.
Me çekët që numërojnë 8 pikë, ndjekur nga Gjeorgjia e Shqipëria me 7 dhe Ukraina 5, diferencën në këtë grup pritet ta bëjnë detajet.
Në ndeshjen e fundit, atë të së martës, kombëtarja jonë është e detyruar për të fituar për të shpresuar rrëmbimin e vendit të parë. Me një triumf të mundshëm do ngjiteshin në kuotën e 10 pikëve.
Në favor për të realizuar një gjë të tillë do të ishte një barazim mes Çekisë dhe Gjeorgjisë, pasi në rast se ndodh diçka e tillë dy kombëtaret do numëronin respektivisht 9 dhe 8 pikë.
Ndërkaq, një barazim i yni do na ngjiste në kuotën e 8 pikëve dhe do përkthehej në Play-Off për të qëndruar në Divizionin B, gjithmonë nëse Gjeorgjia nuk mposhtet në Pragë.
Humbja ndaj Ukrainës do të ishte e rëndë për kombëtaren tonë, pasi do na zbriste një divizion më poshtë për të vulosur një “zhgënjim” në këtë fushatë të Ligës së Kombeve, ku deri më tani kemi koleksionuar 2 fitore, 1 barazim e 2 humbje.
Një disfatë e mundshme do na zbriste në vendin e fundit me 7 pikë, duke u parakaluar edhe nga Ukraina, e katërta momentalisht, që do ngjitej në kuotën e 8 pikëve.
What's Your Reaction?