Fundi i lidhjes disavjeçare, gazetarja rrëfen sakrificën që i theu zemrën

Klaudia është zhvendosur për një ditë nga programi i përditshëm i “Rudinës” në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ndarë historinë e saj. Në rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, gazetarja tregoi për familjen dhe lidhjen e fortë me ta, sakrificat e prindërve për të, motrën e vëllain dhe dashurinë […]

Nëntor 17, 2024 - 19:35
 0
Fundi i lidhjes disavjeçare, gazetarja rrëfen sakrificën që i theu zemrën
Reklamë
Reklamë

Klaudia është zhvendosur për një ditë nga programi i përditshëm i “Rudinës” në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të ndarë historinë e saj. Në rrëfimin për rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, gazetarja tregoi për familjen dhe lidhjen e fortë me ta, sakrificat e prindërve për të, motrën e vëllain dhe dashurinë për profesionin.

Por në jetën private të Klaudias ka ndodhur një lëkundje e fortë që i ka thyer edhe zemrën. Historia disavjeçare e dashurisë, për të cilën sakrifikoi edhe profesionin, përfundoi. Përjetimi i fortë nuk i përkiste vetëm Klaudias, por edhe familjes që ishte e shqetësuar për të.

Klaudia: Normalisht që edhe unë se sot e kësaj dite që flasim jam 30 vjeç kështu që patjetër kam jetuar dhe kam pasur një histori të bukur dashurie, e cila fatmirësisht ose fatkeqësisht nuk përfundoi edhe aq e lumtur. Ishte një marrëdhënie e gjatë disavjeçare, por që ishte, mbetet tek “ishte”. Mendoj se në ditët e sotme, në një botë me shumë mundësi, njeriu duhet të zgjedhë gjithmonë veten dhe familjen për aq kohë sa gjysma jote më e mirë nuk arrin ta kuptojë se disa ëndrra apo pasione janë shumë të rëndësishme për gjysmën tjetër dhe nuk është aty për ty në çdo hap për të luftuar dhe për ta çarë detin të dy, atëherë ose njëri duhet të mësojë notin ose… ka një problem në këtë mes.

Reklamë
Reklamë

Ardit Gjebrea: Në këtë rast duhet ta mësoje ti notin apo ai?

Klaudia: Le të themi të dy nga pak, nuk arritëm ta çanim detin.

Ardit Gjebrea: Dhe kur një marrëdhënie disavjeçare nuk funksionon, ti ke një përjetim dhe familja ka një përjetim sepse kur zgjat me vite, besoj që personi bëhet pjesë edhe e jetës së tyre apo jo?

Klaudia: Patjetër që po. Kjo është edhe arsyeja që unë e kam ftuar Romanën sot, përpos gjithë pjesës që është programi im i preferuar dhe jam sy e veshë, jo vetëm si gazetare, por edhe si Klaudia, si individ.

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Klaudia: Mendoj se kujtimet janë gjërat më të bukura në jetë që ne u lëmë të dashurve tanë dhe na bëjnë të kuptojmë që ne kemi jetuar, përmes atyre kutjimeve. Doja ta kishte pikërisht këtë kujtim për t’i thënë që pavrësisht gjithçkaje, unë jam mirë, ai sfondi bardhë e zi që unë kam përjetuar dhe jo vetëm unë, edhe familja ime, tashmë ka kaluar. Jam mes ëndrrës sime, mes asaj që për hir të një dashurie të madhe unë e lashë për shumë vite, hoqa dorë por…

Ardit Gjebrea: Më fal, pse t’u bë pengesë puna për këtë?

Klaudia: Po.

Ardit Gjebrea: A mund të më thuash deri në cilin cak duhet të sakrifikojmë ne për dashurinë që kemi për punën, për pasionin, për dashurinë tonë dhe ekulibri që duhet të vendosim mes familjes, duke qenë se edhe unë jam deficitar, por jo deri në kufijtë e ndarjes. Për fat punoj me nusen këtu, kështu që e kalojmë kohën bashkë, por do të ishte vërtet një problem i madh nëse nuk do të ishim bashkë këtu pasi që nga mëngjesi e deri në darkë ne jemi në punë. Megjithatë, unë nuk jam shembulli më i mirë prandaj do të kërkoja një ndihmë nga ty sepse mund të ketë shumë çifte që mund ta kenë këtë problem.

Klaudia: Është shumë e vërtetë. Unë s’kam pikë dyshimi që ti je shembulli më i mirë duke njohur edhe bashkëshorten dhe jeni një familje për t’u marrë shembull nga të gjithë. Në atë periudhë që unë e kam përjetuar këtë dashuri, patjetër që kam bërë shumë kompromise me jetën dhe me ish-partnerin tim. Për të qenë konkrete, për hir të asaj dashurisë se gjithmonë kam qenë me idenë që dashuria, familja janë gjithçka që njeriu ka nevojë në fund të ditës, domethënë isha me këtë idenë që okej, karriera është një sukses se ti ke studiuar, prindërit e mi kanë sakrifikuar pafund, ndoshta i kanë mohuar shumë gjëra vetes që mua mos të më mungojë asgjë dhe gjithmonë kam qenë me atë idenë që familja është suksesi i vërtetë. Në këtë rast, nuk rezultoi kështu. Patjetër unë kam lënë karrierën, profesionin, gjithçka për hir të asaj marrëdhënieje, edhe pse kur e kthej kokën mbrapa prapë nuk bëhem pishman sepse për dashurinë njeriu bën gjithçka dhe deri në atë pikë ku ty të vlerësohet dhe kuptohet nga pala tjetër./tvklan.al

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.