Turistë edhe në dimër, manastiri i Zvërnecit tërheq me dhjetëra vizitorë vendas e të huaj

Jo vetëm në verë por edhe në dimër, me dhjetëra turistë zgjedhin të vizitojnë një nga vendet më të bukura ku ku historia, kultura dhe natyra bashkohen në një harmoni të vetme. Manastiri në Zvërnec, është një prej vendeve më të vizituara në Vlorë edhe këtë vjeshtë. Me qindra vizitorë vijnë aty çdo ditë teksa […]

Nëntor 17, 2024 - 19:40
 0
Turistë edhe në dimër, manastiri i Zvërnecit tërheq me dhjetëra vizitorë vendas e të huaj
Reklamë
Reklamë

Jo vetëm në verë por edhe në dimër, me dhjetëra turistë zgjedhin të vizitojnë një nga vendet më të bukura ku ku historia, kultura dhe natyra bashkohen në një harmoni të vetme.

Manastiri në Zvërnec, është një prej vendeve më të vizituara në Vlorë edhe këtë vjeshtë. Me qindra vizitorë vijnë aty çdo ditë teksa nuk mungojnë as turistët e huaj. Ata janë kryesisht nga europa perëndimore, europa lindore, por nuk mungojnë as turistët nga vendet e largëta si Amerika, Arabia dhe Australia.

Një sugjerim i miqve por dhe një kërkim në internet ka nxitur të huajt ta vizitojnë Manasatirin e Zvërnecit këtë fundjavë nëntori. Me qëllim kryesor jo vetëm bukuritë natyrore që ky vend ofron por dhe kishën e vogël të Shën Mërisë që gjendet në brendësi të manastirit.

Reklamë
Reklamë

“Jam nga Greqia. Është hera ime e parë në Vlorë. Vijmë këtu për kampionatin e karatesë. Tashmë po vizitojmë këtë vend. Miku jonë Reis na solli ne këtu. Është shumë bukur këtu. Me shikim të parë më pëlqejnë pemët, pylli i vendosur në të, dhe dua ta vizitojë pasi është shumë bukur,” shprehet një tursite.

“Unë vij nga New York, Amerikë.Prej Amerikës në Vlorë pasi këtu është shumë bukur. Malet janë shumë të bukura, cdo gjë është shumë e bukur. Do të qëndrojë këtu për një javë, dhe që tani është vendi im i preferuar. Më pëlqejnë malet, uji, natyra, janë magjike. Tashmë në manastirin në Zvërnec. E kam parë këtë vend në Google dhe doja të vizitoja pamjen këtu dhe kishën e vogël që gjendet në të.Është një vend i bukur, nuk kam qenë më parë këtu. Do ta sygjeroj këtë vend tek miqtë e mi në Amerikë pasi më pëlqen shumë këtu. Gjithashtu do të kthehem këtu sërish,” tregon një tjetër turiste.

“Ne vijmë nga Franca. Vijmë për herën e parë në Vlorë. Një udhëtim i këndshëm ky. Ne jemi 8 persona, 8 miq që vendosëm që këtë herë të vizitonim Shqipërinë.ne vërtet po e shijojmë këtë udhëtim. Është qytet shumë i bukur. Ne vendosëm të vizitonim sot këtë manastir, dhe më pas do të kthehemi në Francë. Manastiri shumë i bukur, shumë qetë këtu. Jam e suprizuar. Një moment shumë i bukur për ne.”

Turistët vendas vlerësojnë bukuritë e manastirit të Zvërnecit por ndërkohë thonë se më shumë investime duhen për ruajtjen e tij.

Të dhënat nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, tregojnë se në 8 muajt e parë të vitit zonat natyrore I kanë vizituar rreth 3.8 milionë turistë vendas dhe të huaj. Shifra të cilat nga viti në vit rritet më tej. (A2 Televizion)

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.