Festat e nëntorit, Korça dhe Voskopoja destinacionet kryesore për të kaluar ditët e pushimit

Teksa festat e nëntorit po afrohen, në disa nga qytetet kryesore në vend janë shtuar edhe rezervimet si destinacionet më të mira për të kaluar pak ditë pushimi. Në Vlorë bashkia dhe operatorët turistikë kanë unifikuar tashmë një ofertë të përbashkët, ku përfshihen disa aktivitete. “Operatorët privatë kanë nxjerrë ofertën e unifikuar që është 6 […]

Nëntor 17, 2024 - 20:30
 0
Festat e nëntorit, Korça dhe Voskopoja destinacionet kryesore për të kaluar ditët e pushimit
Reklamë
Reklamë

Teksa festat e nëntorit po afrohen, në disa nga qytetet kryesore në vend janë shtuar edhe rezervimet si destinacionet më të mira për të kaluar pak ditë pushimi.

Në Vlorë bashkia dhe operatorët turistikë kanë unifikuar tashmë një ofertë të përbashkët, ku përfshihen disa aktivitete.

“Operatorët privatë kanë nxjerrë ofertën e unifikuar që është 6 mijë lekë për person, rri dy dhe përfito natën e tretë falas. Gjithashtu është edhe një program festiv i bashkisë për tre ditë resht. Festat e nëntorit janë të premten, të shtunë, të diel, pra do të kemi tre ditë pushim”, tha kreu i operatorëve të jugut, Vail Bedinaj.

Reklamë
Reklamë

Ndërkohë në Durrës përveç shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, këtë vit, janë shumë turistë gjermanë që kanë prenotuar për të kaluar festat, të cilët janë organizuar me shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Gjermani.

“Bashkë me shqiptarët janë bashkuar dhe gjermanët, të cilët e kanë parë si interesantë këtë festë duke qenë se kanë dëgjuar që në Durrës festat e nëntori po marrin një rëndësi shumë të veçantë”, tha menaxheri i një hoteli, Blerim Norja.

Korça dhe fshati i Voskopojës po ashtu vijojnë të mbeten destinacionet kryesore për turistët, veçanërisht gjatë periudhës festive të nëntorit dhe fundvitit.

Voskopoja, me peizazhet e saj të bukura malore dhe bujtinat tradicionale, janë veçanërisht tërheqëse për turistët që kërkojnë qetësi dhe një përvojë autentike shqiptare.

“Deri sot 80% i kemi të zëna, besoj se do mbushen 100%”, tha menaxheri i një hoteli në Korçë, Anton Falo.

Rezervimet e shumta për këtë sezon tregojnë që këto destinacione vazhdojnë të mbeten të preferuara për vendasit dhe turistët e huaj./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.