89 arrestime për përndjekje, 283 raste të grave dhe vajzave nën presion

Një natë më parë në kryeqytet u arrestuan në kryeqytet, njëri në Kombinat dhe tjeri në Kinostudio pasi përndoqën ish partnered e tyre. Ndërkohë në 11 muajt e parë të këtij viti për veprën penale të përndjekjes janë regjistruar 283 kallzime nga të cilat janë identifikuar 179 autorë, 89 janë arrestuar dhe të tjerët janë […]

Dhjetor 6, 2023 - 15:25
 0
89 arrestime për përndjekje, 283 raste të grave dhe vajzave nën presion
Reklamë
Reklamë

Një natë më parë në kryeqytet u arrestuan në kryeqytet, njëri në Kombinat dhe tjeri në Kinostudio pasi përndoqën ish partnered e tyre.

Ndërkohë në 11 muajt e parë të këtij viti për veprën penale të përndjekjes janë regjistruar 283 kallzime nga të cilat janë identifikuar 179 autorë, 89 janë arrestuar dhe të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

Përndjekja është një vepër komplekse dhe më e vështira për tu faktuar dhe provuar në gjykatë që të arrihet në një vendim fajsie pasi e gjitha është subjective. Në përditshmëri mund të ketë raste pafund por shumë pak denoncojnë në komisariat, kjo jo vetëm se proceset zgjasin por edhe për shkak të dokeve dhe presionit të shoqërisë. Shumë herë përndjekja ka natyrë seksuale, bullizuese dhe përçudnuese”- tha avokatja Ermal Hamataj.

Personat e dëmtuar nga kjo vepër penale kryesisht janë gra dhe vajza që përndiqen nga ish partnerët e tyre çka i pamundëson të jetojnë të lira zgjedhjet e tyre në jetë. Shpesh përndjekja shoqërohet edhe me shantazhe me materiale filmike që autorët I përdorin që vajzat të mos kallzojnë apo të mos u tregojnë të afërmve.

“Moskallzimi i përndjekjes ka pasoja jo vetëm njerëzore, morale, penale dhe njerëzore por edhe pasoja ligjore siç është vetëgjygjësia”- tha Hamataj.

Reklamë
Reklamë

Kjo vepër penale dënohet me burg deri në 4 vjet dhe nëse bëhet ndaj ish partneres apo të miturve ligji parashikon një dënim më të ashpër.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.