Një urim i veçantë për nxënësit e klasave të para, që sot fillojnë rrugen e dijes.
Uroj mësueset dhe mësuesit, si dhe i shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë që tregojnë në misionin e tyre fisnik për edukimin e brezave të ardhshëm.
Urime gjithashtu prindërve që janë mbështetja kryesore e fëmijëve, në realizimin e objektivave të tyre të jetës nëpërmjet dijes e shkollimit.
Bashkia e Durrësit ka bërë shumë punë për ti krijuar kushte sa më të mira fëmijëve dhe mësuesve. Tre vitet e fundit në Durrës janë ndërtuar
objekte arsimore të reja me standarte evropiane ndërkohë që edhe ato ekzistuese janë në kushte optimale.
Puna vazhdon me ndërtimin e të tjera godinave arsimore me kushte bashkëkohore.
Kujdesi maksimal ndaj fëmijëve është priroteti ynë pasi ata janë e ardhmja e shoqërisë dhe e qytetit tonë.