A do të bjerë shi? Mos shihni motin, por mësojeni nga kjo mizë

Kur teknologjia nuk ishte kaq e zhvilluar, njerëzit përpiqeshin të kuptonin se si do të ishte moti duke lexuar mesazhet në natyrë. Dikush vërente retë, të tjerë reagimin e kafshëve, shpendëve apo insekteve, ndërsa nuk kanë munguar edhe “parashikuesit” e motit përmes dhimbjes së kyçeve. Mjaft universitete botërore kanë kryer studime në lidhje me sjelljen e insekteve […]

Janar 12, 2024 - 14:47
 0
A do të bjerë shi? Mos shihni motin, por mësojeni nga kjo mizë
Reklamë
Reklamë

Kur teknologjia nuk ishte kaq e zhvilluar, njerëzit përpiqeshin të kuptonin se si do të ishte moti duke lexuar mesazhet në natyrë. Dikush vërente retë, të tjerë reagimin e kafshëve, shpendëve apo insekteve, ndërsa nuk kanë munguar edhe “parashikuesit” e motit përmes dhimbjes së kyçeve.

Mjaft universitete botërore kanë kryer studime në lidhje me sjelljen e insekteve ndaj ndryshimeve të motit duke nxjerrë prej tyre përfundime interesante.

Për shembull, nëse gjinkalla pushon për disa minuta, do të thotë se së shpejti në atë zonë do të ketë reshje shiu, ndërsa nëse shihet që milingonat përforcojnë muret e shtëpizës së tyre, do të thotë se gjatë ditës pritet të bjerë shi.

Reklamë
Reklamë

Nëse ato e bëjnë shtëpizën prej balte të lartë dhe të trashë gjatë verës, studiuesit kanë kuptuar se kjo përkthehet me një dimër tepër të ftohtë, me ngrica dhe dëborë.

Bletët ndërkohë ndjehen të sigurta për të fluturuar larg kosheres së tyre vetën në rastet kur parashikohet kohë e mirë dhe me diell dhe vërtiten rreth saj nëse parashikohet që të bjerë shi.

Shkëncëtarët kanë zbuluar diçka edhe në raport me sjelljen e mizave. Nëse ato janë agresive dhe pickojnë, kjo ndodh për shkak të rënies së presionit të ajrit, ç’ka përkthehet në një mundësi të madhe për reshje shiu gjatë minutave apo orëve në vijim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.