A është kjo Shqipëria që duam?

Nga Emi Bibolli 2023 mund te quhet pa frike viti qe po le gjithe politikanet shqiptare pa gjume. Nga afera e iceneratoreve, rendi ne rang vendi, PD e ngrire midis Berishes dhe Bashes e deri tek besueshmeria ndaj dy insitucioneve si SPAK dhe GJKKO qe sa vijne dhe perfeksionohen jane keto ceshtjet qe kane trazuar […]

Gusht 13, 2023 - 12:18
 0
A është kjo Shqipëria që duam?
Reklamë
Reklamë

Nga Emi Bibolli

2023 mund te quhet pa frike viti qe po le gjithe politikanet shqiptare pa gjume.

Nga afera e iceneratoreve, rendi ne rang vendi, PD e ngrire midis Berishes dhe Bashes e deri tek besueshmeria ndaj dy insitucioneve si SPAK dhe GJKKO qe sa vijne dhe perfeksionohen jane keto ceshtjet qe kane trazuar gjumit e atyre qe kam permendur me siper.

Reklamë
Reklamë

Dhe ne fund qershia mbi torte, Raporti i fundit i DASH qe thote se “Shqipëria ka një sektor të madh informal dhe aktivitete të pastrimit të parave. Task Forca e Veprimit Financiar për Pastrimin e Parave e përfshiu Shqiperine ne listën e saj gri në vitin 2020 dhe vendi vazhdon të jetë në listën për vitin 2023 për shkak të mangësive strategjike në adresimin e shqetësimeve të pastrimit të parave. Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafiku i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg”.

Shohim pak aferen e inceneratoreve, u ngrit nje komision i posacem per kete afere, dokumentat me firma qarkullojne kudo neper internet, pergjegjesit ama ndodhen ende te lire, mund te jene 1,2,3 apo 5 pak rendesi ka kjo. E rendesishme eshte qe ligji te zbatohet dhe mos vazhdohet pafundesisht me kete histori.

Kalojme tek rendi ne rang vendi, gjate ketij sezoni veror nese i referohemi Qarkut te Korces, rendi ka qene nje katastrofe e vertete. Te dhemb kur shikon cdo dite qytetin apo fshatrat perreth Korces sesi shkrihen nen pushtetin e flakeve, aksidente dhe kronika te zeza qe te shfaqen sapo fillon te lundrosh ne internet dhe media te ndryshme.

Kthehemi tek Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, nje raport ky qe politiken duhej ta linte pa gjume ne cdo moment. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane qene krah per krah Shqiperise edhe ne momentet me te brishta te saj, cdo raport apo udhezim qe vjen prej tyre duhet te lexohet mire, cdo fjali e atij raporti kerkon kuptim te hollesishem dhe veprim te menjehershem.

Qindra raporte ka marre Shqiperia nga DASH, lind pyetja: Kur do zgjohet Shqipwria dhe Qeveria bashke me te? Kur do fillojne analizat e problemeve shqetesuese per kete vend si krimi i organizuar, bandat, korrupsioni, droga dhe te heqin dore politika dhe media se u marri me ca kulla qe ndertohen ne Tirane dhe te merren me plaget e verteta te ketij vendi?

Cmime te larta, varferi e madhe, korrupsion ne nivele te frikshme. Askush nuk reagon, nuk flet apo te kerkoje te drejtat e veta. Nje force e plotfuqishme (PS) dhe nje force tjeter e pafuqishme perballe tyre. Ketu i referohem PD-se qe mbahet peng nga dy individe nga z.Basha i perfolur ne lobime me para ruse dhe nga z.Berisha i shpallur non grata nga SHBA-te!

Ketij vendi i mungon deshperimisht nje opozite e vertete. Opozite qe une nuk mendoj se vendi yne ka forcen ta krijoje pa mbeshtetjen e paleve te treta qe ne kete rast jane SHBA-te.

A ka patur permiresime gjate ketyre viteve? Sigurisht qe po, ama ka patur dhe perkeqesime. Populli vuan, mjafton nje shetitje gjate se ciles degjon kryesisht njerez qe ankohen (dhe me te drejte) per cmime te larta ushqimesh, per rroga te uleta, cilesi te dobet sherbimesh etj.

Dhe politikanet vazhdojne retoriken e zakonshme dhe te sillen sikur nuk shohin e as degjojne. Kjo nuk eshte aspak Shqiperia qe duam, ajo qe shqiptaret meritojne. Kjo nuk eshte Shqiperia qe neser do te shkoje te trokase ne dyert e BE per t’u anetaresuar.

Ka shume per te bere nese politikanet tane nje here te vetme distancohen nga gjuha e dhunes dhe e fyerjeve personale dhe i perkushtohen vendit per ta bere ate te jetueshem dhe nje vend me te mire per brezat e ardhshem.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.