A ka shanse që Liami të kthehet nga qelia në Big Brother? Ja mesazhi i tij i fundit në dhomën e rrëfimit

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Liam Osmani u arrestua nga policia në ambientet e shtëpisë me 3 mars, një ditë pasi u bë pjesë e spektaklit për tëfituar çmimin e madh. Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme janë publikuar pamjet e ish-banorit, i cili u largua nga dhoma e surprizave i shoqëruar nga policia. […]

Mars 6, 2024 - 10:05
 0
A ka shanse që Liami të kthehet nga qelia në Big Brother? Ja mesazhi i tij i fundit në dhomën e rrëfimit
Reklamë
Reklamë

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP 3”, Liam Osmani u arrestua nga policia në ambientet e shtëpisë me 3 mars, një ditë pasi u bë pjesë e spektaklit për tëfituar çmimin e madh.

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme janë publikuar pamjet e ish-banorit, i cili u largua nga dhoma e surprizave i shoqëruar nga policia.

Mirëpo para arrestimit, ish-banori në dhomën e rrëfimit ka treguar se është bërë pjesë e “BBVIP 3” , pasi ky ishte një shans për tu rikthyer në Shqipëri dhe për të fituar çmimin e madh, në mënyrë që të qëndorjë me prindërit e tij.

Reklamë
Reklamë

“Këtë shans po e përdor për tu rikthyer në Shqipëri. Dua të qëndroj me prindërit e mi këtu. E ti marr ato lekët, që uroj ti marr (çmimi i madh)”, është shprehur ai.

Moderatori i spektaklit, Ledion Liço tha se çështja vijon të jetë në gjyqësor, por nëse ekziston një mundësi që Liami të dalë i pafajshëm nga kjo histori, nëse kjo ndodh shtetasi gjerman, Liam Osmani, edhe mund të kthehet në BBV.

U desh të futej në Big Brother që të kapej. E pashë të panevojshëm numrin e lartë të efektivëve që mbërritën këtu, sepse nuk akuzohej për ndonjë vepër të rëndë. Uroj t’i zgjidhë sa më shpejt dhe t’i kthehet jetës së tij.”- tha Arbër Hajdari.

“Çështja vijon të jetë në gjyqësor. Ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori dhe nëse kjo ndodh, shtetasi gjerman, Liam Osmani, ku i dihet mund të kthehet në BBV. E lëmë me retiçencë këtë”- tha moderatori i programit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.