Abuzimi me të miturën në Pogradec, avokati: Klientit tim po i bëhet shantazh. Vata: Kemi të bëjmë me përdh*nim
Abuzimi seksual i 12-vjeçares në Pogradec nga djali 29-vjeçar i bashkëjetuesit të nënës, ka qenë tema e diskutimit të “Vizioni i Pasdites” të
Abuzimi seksual i 12-vjeçares në Pogradec nga djali 29-vjeçar i bashkëjetuesit të nënës, ka qenë tema e diskutimit të “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.
Avokati i 29-vjeçarit të akuzuar si personi që ka abuzuar me të miturën, Denis Mekolli, hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nga rrëfimet që ka bërë klienti i tij por dhe familjarët rezulton se kjo mund të jetë përdorur si shantazh nga nëna.
Ai theksoi se 12-vjeçarja mund të jetë abuzuar nga persona të tjerë, pasi shpesh nëna e saj e ka braktisur në vende të ndryshme.
Por për Mirgit Vatën, kryetar i “Urdhërit të Punonjësit Social”, deri në këto momente referuar pretendimeve të palëve kemi të bëjmë me përdhunim të një minoreneje.
Sipas tij pavarësisht deklaratave të së miturës se ka rënë në dashuri, Kodi Penal e përcakton qartë se kemi të bëjmë me përdhunim, pasi deri në moshën 14-vjeçare nuk njihet asnjë lloj dakordësie.
Pjesë nga biseda:
Brikena Prifti: Ju mbroni palën e akuzuar, na thoni pak versionin?
Denis Mekolli: Dua të bëj një korigjim të vogël, sikur ta marrim sikur kjo është e vërteta, aty nuk flitet për përdhunim. Organi i akuzës ka ngritur veprën penale marrdhënie seksuele me të mitur, por pa dhunë. Ngjarja është treguar jo korrekte, kjo do të zbardhet nga organet ligjzbatuese pas një hetimi të thelluar. I mbrojturi prej meje nuk ka pranuar që të ketë kryer marrdhënie seksuale me të mitur. Nga ana e tij thuhet se nëna e vajzës së mitur e ka braktisur disa herë vajzën, duke e lënë në banesën e personit të mbrojtur prej meje. Gjithashtu nga hetimet e deritanishme ka rezultuar që kemi vetëm një deklaratë të nënës, të vajzës dhe të akuzuarit. Në deklaratën e të miturës pranohet që ka kryer marrdhënie seksuale. Ndërsa nëna pavarësisht se tregon një lloj sigurie ku pretendon se ka patur dijeni dy vite më parë për këtë lidhje.
Brikena Prifti: Dy vite apo dy muaj?
Denis Mekolli: Nëna thotë se para dy muajsh ka vënë re disa situata, por kjo situata ka dy vite. Por edhe sikur dy muaj të kishte, pse duhet të fliste sot dhe jo dy muaj më parë. Për mua ajo po bën njëlloj shantazhi.
Mirgit Vata: Ka një element të parë se pse quhet përdhunim. Neni 100 për marrdhënie seksuale me persona nën moshën 14-vjeç nuk ka element dakordësie. Pra çdo abuzim me fëmijë deri në moshën 14-vjeç është vepër penale. E dyta nuk ka rëndësi për mua nëse nëna e dinte më parë apo më vonë, kjo është çështje e nënës. Deklarata janë njëlloj prove.
Denis Mekolli: Në Kodin Penal ka një dispozitë për marrdhënie seksuale me të mitur, por vijon dispozita për marrdhënie me dhunë me të mitur. Ka dy forma të kryerjes së kësaj vepre penale, mes dhunës dhe dakordësisë.
/Vizionplus.tv/
What's Your Reaction?