Adoleshenti vret dy 24-vjeçarë me makinën luksoze të babait të tij biznesmen, gjykata e liron me kusht që…

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Indi, që ka shkaktuar zemërim nga vendasit, pasi një vendim gjykate liroi një 17-vjeçar që vrau dy persona, në një aksident me makinën luksoze “Porche” të babait të tij. Aksidenti ndodhi të dielën e kaluar, kur djali i biznesmenit Vasgal Agarwal përplasi për vdekje 24-vjeçarin Anis Audaya dhe 24-vjeçarin […]

Maj 22, 2024 - 18:10
 0
Adoleshenti vret dy 24-vjeçarë me makinën luksoze të babait të tij biznesmen, gjykata e liron me kusht që…
Reklamë
Reklamë

Diçka e pazakontë ka ndodhur në Indi, që ka shkaktuar zemërim nga vendasit, pasi një vendim gjykate liroi një 17-vjeçar që vrau dy persona, në një aksident me makinën luksoze “Porche” të babait të tij.

Aksidenti ndodhi të dielën e kaluar, kur djali i biznesmenit Vasgal Agarwal përplasi për vdekje 24-vjeçarin Anis Audaya dhe 24-vjeçarin Asini Costa, të cilët lëviznin në një motoçikletë.

Sipas informacioneve, 17-vjeçari, i cili u konstatua se ishte i dehur, në momentin e aksidentit fatal arriti shpejtësinë 200 km/h. Ai kishte dalë për shëtitje me miqtë e tij. Pasi përplasi dy të rinjtë makina luksoze u përplas edhe me automjetet e tjera të parkuara.

Reklamë
Reklamë
Gjykata ku u dërgua e la të lirë me kusht që 15 ditë të bënte punë publike dhe të shkruante një raport 300 fjalësh “për ndikimin e aksidenteve rrugore dhe zgjidhjen e tyre”.

Të martën policia arrestoi biznesmenin, babain e 17-vjeçarit, pasi i kishte dhënë makinën të miturit, i cili nuk kishte patentë drejtimi.

Oficerët e policisë që kanë marrë përsipër rastin kërkojnë që i mituri të kthehet në gjykatë si i rritur me një zëdhënës të policisë duke thënë se “kushdo që ka ndihmuar të akuzuarin duhet të dënohet ashpër. Fajtorët do të dënohen pavarësisht gjendjes së tyre financiare”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.