Aksident tragjik në Greqi, ky është 23-vjeçari shqiptar që vdiq pasi u përplas me motoçikletë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku mësohet se një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, njoftojnë mediat greke. 23-vjeçari Kristian Nako po udhëtonte me motor me shokun e tij 18-vjeçar kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon. Menjëherë […]

Gusht 10, 2023 - 12:30
 0
Aksident tragjik në Greqi, ky është 23-vjeçari shqiptar që vdiq pasi u përplas me motoçikletë
Reklamë
Reklamë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë, ku mësohet se një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, njoftojnë mediat greke.

23-vjeçari Kristian Nako po udhëtonte me motor me shokun e tij 18-vjeçar kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion në zonën e Mastabës në Rethymnon.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila i ka dhënë ndihmën e parë shqiptarit dhe mikut të tij 18-vjeçar, por shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

Reklamë
Reklamë

Vdekja e parakohshme e të riut ka tronditur rëndë familjarët e miqtë e tij por edhe komunitetin shqiptar në Kretë, Rethimno, Hanja dhe Iraklio.

23-vjeçari ishte në vitin e fundit të studimeve në Bullgari pasi donte të bëhej doktor. Por aksidenti tragjik i mëngjesit të djeshëm i ndërpreu në mes ëndrrat e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.