Aksidenti/ Deputeti Italian: Meloni t’i kërkojë Ramës drejtësi! Më shumë zhurmë bëri fatura 80 Є e papaguar sesa jeta e dy të rinjve
Deputeti italian, Francesco Emilio Borrelli, ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike në aksident të dy turistëve italianë, të cilët u përplasën për vdekje në rrugën Ksamil-Sarandë nga një 17-vjeçar i cili po drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Në reagimin e tij deputeti thekson se më shumë zhurmë u bë për ikjen pa paguar të […]
Deputeti italian, Francesco Emilio Borrelli, ka reaguar në lidhje me vdekjen tragjike në aksident të dy turistëve italianë, të cilët u përplasën për vdekje në rrugën Ksamil-Sarandë nga një 17-vjeçar i cili po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
Në reagimin e tij deputeti thekson se më shumë zhurmë u bë për ikjen pa paguar të disa turistëve italianë nga një restorant në Berat se sa për një ngjarje të tillë tragjike.
Borrelli kërkon nga kryeministrja Giorgia Meloni që të marrë masa për të kërkuar drejtësi për shtatasit italian që u përplasën nga minoreni në Shqipëri.
“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare drejtësi për Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano, dy të rinjtë nga Monteruscello që u përplasën për vdekje nga një makinë e cila drejtohej nga një minoren i cili në asnjë mënyrë nuk mund të ishte në timon, siç konstatohet nga vetë Policia që po heton.
Bëjeni me shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhytë për të mbrojtur restorantin shqiptar duke paguar faturën prej tetëdhjetë eurosh për katër italianëtqë u larguan nga restoranti pa paguar. Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar Edi Rama. Fatkeqësisht, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që u vranë”, u shpreh deputeti i Alleanza Verdi Sinistra, Francesco Emilio Borrelli./m.j
What's Your Reaction?