Aktori i Hollywood që ka luajtur me Al Pacino dhe Johnny Deep me xhirime në Shqipëri

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjitha kategoritë. Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një […]

Prill 10, 2024 - 12:45
 0
Aktori i Hollywood që ka luajtur me Al Pacino dhe Johnny Deep me xhirime në Shqipëri
Reklamë
Reklamë

Çdo ditë e më shumë Tirana po kthehet në një destinacion të lakmuar për të gjitha kategoritë. Tundimit për të vizituar kryeqytetit shqiptar nuk i ka shpëtuar as aktori dhe producenti i njohur amerikan Robert Miano. Aktori i njohur hollivudjan ndodhet në Shqipëri prej 2 javësh, ku ka marrë pjesë në disa xhirime për një film të ri që po prodhohet me regjisor Fatmir Doga dhe producent Ylli Ujka e Marin Hoxha.

Robert Miano e cilëson Tiranën si e ardhmja e Europës, dhe një qytet që duhet të zbulohet më shumë për shkak të njerëzve, ushqimit dhe energjisë së mirë. Miano është mjaft entuziast teksa shprehet se mezi pret të kthehet sërish në Tiranë.

“Më pëlqen Tirana. Më pëlqejnë njerëzit, ushqimi, atmosfera. Mendoj se Tirana është e ardhmja e Europës, është fantastike. Duhet të zbulohet më shumë. Më shumë njerëz duhet ta njohin këtë qytet. Është fantastik, është një vend shumë i bukur. Po kaloj një kohë të bukur. Mezi pres të shoh më tepër. Do të kthehem sa më shpejt të kem mundësi. Ndoshta në qershor”, shprehet Miano.

Reklamë
Reklamë

Ai ka luajtur krah emrave të njohur të kinematografisë amerikane si Al Pacino, Michael Madsen, Johnny Depp, Christopher Walken, Chris Penn dhe Benicio del Toro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.