Akuza e SPAK/ Caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e kryebashkiakut të Rrogozhinës

Zgjidhet gjyqtari që do të vendos mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për nisjen e gjykimit ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla dhe 3 të pandehurve të tjerë. Flora Hajredinaj është përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës për veprën penale “Korrupsioni aktiv […]

Nëntor 9, 2023 - 14:34
 0
Akuza e SPAK/ Caktohet gjyqtari që do të vendosë për fatin e kryebashkiakut të Rrogozhinës
Reklamë
Reklamë

Zgjidhet gjyqtari që do të vendos mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për nisjen e gjykimit ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës Edison Memolla dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Flora Hajredinaj është përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Seanca do të zhvillohet më datë 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Reklamë
Reklamë

Disa ditë më parë Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.57 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve: Edison Memolla me detyrë Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.

Procedimi penal është regjistruar pas transmetimit në rrjetet televizive të një regjistrimi audio të një bisede telefonike në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, sipas të cilës pretendohet se Memolla paguante faturat e energjisë elektrike të qytetarëve të Rrogozhinës në këmbim të votave.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.