Akuzohen për grabitje me vlerë 2 mln euro në Portugali, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Garda Civile spanjolle dhe GNR portugeze kanë goditur një grup kriminal, i cili akuzohet se ka kryer mbi 100 grabitje në shtëpi në

Prill 16, 2024 - 09:40
 0
Akuzohen për grabitje me vlerë 2 mln euro në Portugali, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Reklamë
Reklamë

Garda Civile spanjolle dhe GNR portugeze kanë goditur një grup kriminal, i cili akuzohet se ka kryer mbi 100 grabitje në shtëpi në pjesën veriore të Portugalisë.

Ky aksion, pjesë e operacionit të përbashkët “Gerbera-Arvoredo”, u koordinua nga Njësia Teknike e Policisë Gjyqësore së bashku me Europolin.

Operacioni i përbashkët nisi në fillim të nëntorit 2021 pas një kërkese për bashkëpunim nga GNR portugeze për të goditur një bandë që po kryente grabitje të dhunshme në shtëpi në pjesën veriore të Portugalisë.

Reklamë
Reklamë

Në shkurt 2022 u krye faza e parë, me kontroll në zonën O Rosal. Dy persona me origjinë shqiptare u arrestuan në qytetin portugez të Vilanova de Cerveira, ndërsa një i tretë arriti të largohej.

Gjatë kontrollit u gjetën bizhuteri, aksesorë të markave luksoze, para cash, pajisje celulare, bllokues frekuencash, telekomandë, vegla pune dhe dy automjete të nivelit të lartë që përdoreshin për kryerjen e veprave kriminale. Të arrestuarit u vunë në dispozicion të gjykatës përkatëse në Portugali, ku u urdhërua dënimi me burg.

Sipas Gardës Civile, grabitjet ndodhën në Portugali, duke zgjedhur shtëpi që, për shkak të pamjes së tyre, mund të tregonin se kishte objekte me vlerë brenda, si bizhuteri ose para, veshje ose aksesorë të markave të shtrenjta dhe kasaforta.

Ata fshihnin sendet e vjedhura në zonat pyjore të Vilanova de Cerveira. Vlera e mallit të vjedhur mund të arrijë në dy milionë euro.

Pas hetimeve, u konstatua ekzistenca e dy personave të tjerë, të cilët akuzohen si bashkëpunëtorët e dy shqiptarëve të arrestuar.

Sipas policisë, ata kanë ofruar mbështetje logjistike dhe dokumentare për anëtarët e grupit kriminal, duke siguruar banesa me qira për qëndrimin e tyre të përkohshëm dhe automjete.

Prandaj, më 10 prill dhe me mbështetjen e Europolit, hetuesit kaluan në fazën e dytë të operacionit. Gjatë kësaj faze u krye kontrolli në një shtëpi në Valencia dhe u sekuestruan dokumente të ndryshme, celularë në përdorim, pajisje kompjuterike, si dhe rreth 6000 euro.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.