“Albin Kurti kërkon të jetë babai i shqiptarëve”, Nurellari: Reagimi për Talat Xhaferin, cinik!
Adri Nurellari, në emisionin ‘3D’ në RTSH, nga pozicioni i analistit dhe njëkohësisht edhe i njohësit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, u tregua mjaft kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mënyrën se si ai reagoi ndaj zgjedhjes së Talat Xhaferit, në postin e kreut të qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas Nurellarit, […]
Adri Nurellari, në emisionin ‘3D’ në RTSH, nga pozicioni i analistit dhe njëkohësisht edhe i njohësit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, u tregua mjaft kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me mënyrën se si ai reagoi ndaj zgjedhjes së Talat Xhaferit, në postin e kreut të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Sipas Nurellarit, reagimi i Kurtit për Xhaferin ishte cinik, pasi në mëndësinë e tij prej megalomani e konsideron veten “baba i shqiptarëve”.
“Kurti ishte kumbari i i koalicionit të ri opozitar kundër BDI-së, në Maqedoninë e Veriut. Kurti bëri deklaratë cinike për zgjedhjen e Xhaferit. Foli me gjuhë të ngurtë. Theksoi se është qeveri teknike vetëm për zgjedhjet.
Ai ka një farë oreksi dhe megalomani pasi kujton se është baba i shqiptarëve. Ka ndërhyrë në Shqipëri duke bërë fushatë si kryeministër kundër Ramës, në një kohë që Kosova s’kishte vaksina, e shëtiste sa në Tiranë e sa në Gjirokastër, dhe ku dështoi me turp. Ka ndërhyrë në Luginën e Preshevës, duke mbajtur anë haptazi. Në Mal të Zi ka bërë të njëjtën gjë. Deklaratat e tij në Tetovë ishin si kumbar i marrëveshjes së disa faktorëve politik aty.”, tha Nurellari.
/a.r
What's Your Reaction?