“Alma Kaçi kishte 3 mijë € ditën që u arrestua”, avokatja: Abedin Oruçi mund t’ia ketë dhënë për naftë
Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia tha për “Review” se tashmë SPAK e ka verifikuar që mes klientes së saj dhe Abedin Oruçit, personi që kishte dijeni për videoskandalin me kryeashkiakun Safet Gjici, nuk kishte elementë bashkëpunimi. Paratë që Alma Kaçit i janë gjetur i janë kthyer Oruçit, pasi sipas verifikimit të SPAK, ishin para […]
Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia tha për “Review” se tashmë SPAK e ka verifikuar që mes klientes së saj dhe Abedin Oruçit, personi që kishte dijeni për videoskandalin me kryeashkiakun Safet Gjici, nuk kishte elementë bashkëpunimi.
Paratë që Alma Kaçit i janë gjetur i janë kthyer Oruçit, pasi sipas verifikimit të SPAK, ishin para që i takonin atij dhe nuk kishte në të produkt krimi.
“Nga SPAK është konstatuar që nuk ka pasur elementë bashkëpunimi. Aty është konkretizuar, sepse i është sekuestruar një shumë që i është gjetur në ditën që është arrestuar dhe SPAK-u ia ka kthyer këtë shumë, pasi ka verifikuar që kjo shumë nuk ishte produkt krim.
/f.s
What's Your Reaction?