Ambasadori amerikan në Beograd: BE-SHBA duan të dinë se çfarë ka ndodhur saktësisht në Banjskë
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se BE-ja dhe SHBA-ja duan të dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur në Basnjë të Zveçanit, në sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës. “Mendoj se arrestimi i Radoiçiçit, i cili duket se e ka pranuar fajin për shumicën e gjërave që kanë ndodhur, ishte një hap [...]Read More...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se BE-ja dhe SHBA-ja duan të dinë saktësisht se çfarë ka ndodhur në Basnjë të Zveçanit, në sulmin e 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës.
“Mendoj se arrestimi i Radoiçiçit, i cili duket se e ka pranuar fajin për shumicën e gjërave që kanë ndodhur, ishte një hap i mirë. Megjithatë, mendoj se ne të gjithë duam të dimë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë, çfarë donin të arrinin, ku i kanë marrë të gjitha ato armë dhe municione”, tha diplomati amerikan, duke shtuar se biseda për problemet reale varet “nga një pasqyrë e qartë se çfarë po përpiqeshin të bënin ata njerëz së bashku me Radoiçiç, shkruan Euronews Serbia.
Duke komentuar faktin se 11 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova që nga ardhja e Albin Kurtit në pushtet, Hill thekson se këto shifra janë shqetësuese.
“Unë mendoj se kjo flet në favor të faktit se ne kemi nevojë për një zgjidhje politike. Është absolutisht e qartë se nuk ka zgjidhje ushtarake për këtë problem. Ne kemi nevojë për një zgjidhje politike, ne kemi nevojë për një zgjidhje që do ta bëjë komunitetin serb të ketë dijeni se çfarë pret në të ardhmen”, theksoi ambasadori amerikan./abcnews.al
What's Your Reaction?