Analiza e flokëve të Beethoven zbulon shkakun e shurdhimit dhe të sëmundjeve të kompozitorit
Nivelet e larta të plumbit të zbuluar në flokët e Ludwig van Beethoven tregojnë se kompozitori kishte helmim nga plumbi, i cili mund të ketë kontribuar në sëmundjet që ai përjetoi gjatë jetës së tij, duke përfshirë shurdhimin. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri sipas të cilit prania e plumbit, i pranishëm […]
Nivelet e larta të plumbit të zbuluar në flokët e Ludwig van Beethoven tregojnë se kompozitori kishte helmim nga plumbi, i cili mund të ketë kontribuar në sëmundjet që ai përjetoi gjatë jetës së tij, duke përfshirë shurdhimin. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri sipas të cilit prania e plumbit, i pranishëm në doza shumë të larta në flokët e kompozitorit, e bëri atë të shurdhër para kohe dhe i shkaktoi probleme të tjera të rënda shëndetësore duke përfshirë ngërçe të vazhdueshme të barkut, fryrje dhe diarre, për të cilat Beethoven shpesh ankohej.
Studimi mblodhi së bashku William Meredith, drejtor i ‘’Qendrës Beethoven’’ në universitetin të San Jose, biznesmenin australian Kevin Broën dhe Paul Jannetto nga klinika “Mayo”. Ata i publikuan rezultatet e analizave të tyre në revistën “Clinical Chemistry”.
Besohet se Beethoven vdiq nga sëmundja e mëlçisë dhe veshkave në moshën 56-vjeçare. Por procesi i të kuptuarit se çfarë i shkaktoi problemet e tij të shumta shëndetësore ka qenë një enigmë shumë më e ndërlikuar, gjë që edhe vetë Beethoven shpresonte se mjekët do ta zgjidhnin.
I vendosur për të nderuar kërkesën e muzikantit që, pas vdekjes së tij, mjekët të përpiqeshin të shpjegonin pse ai kishte qenë kaq i sëmurë në jetë, Brown dërgoi dy nga tre tufat e flokëve të Beethoven në një laborator të specializuar Mayo, i aftë për të izoluar metalet e rënda në zotërim të tij.
Rezultatet ishin befasuese: njëra prej fijeve kishte 258 mikrogramë plumb për gram flokë, tjetra 380, shumë më tepër se nivelet normale prej 4 mikrogramë për gram.
“Kjo është dëshmi përfundimtare që Beethoven ishte ekspozuar ndaj përqendrimeve të tjera të plumbit”, theksoi studiuesi Jannetto.
Flokët e Beethoven gjithashtu treguan nivele arseniku 13 herë më të larta se normalja dhe merkur 4 herë më të larta, por plumbi ishte shkaku i sëmundjeve të shumta të kompozitorit të nëntë simfonive’’, sipas mendimit të Janetto.
Autorët e studimit nuk besojnë se helmimi me plumb ishte i vetmi përgjegjës për vdekjen ose shurdhimin e Beethoven.
Sipas David Eaton, një toksikolog në Universitetin e Uashingtonit, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, problemet gastrointestinale të Beethoven mund të gjurmohen në helmimin nga plumbi dhe po ashtu edhe shurdhimi i tij, sepse ‘’plumbi në doza të larta sulmon sistemin nervor dhe mund ta ketë shkatërruar atë.
/a.r
What's Your Reaction?