Apple do të lehtësojë procesin e kalimit nga iPhone në Android
Apple tha se planifikon ta bëjë më të lehtë për konsumatorët të kalojnë në Android në përgjigje të hyrjes në fuqi të Aktit të Tregjeve Dixhitale(DMA) në Europë, transmeton PCWorld.al. Së bashku me mbështetjen për dyqanet alternative të aplikacioneve, kushteve të reja për zhvilluesit e aplikacioneve në Europë dhe zhvilluesit e shfletuesve të përdorin motorët […]
Apple tha se planifikon ta bëjë më të lehtë për konsumatorët të kalojnë në Android në përgjigje të hyrjes në fuqi të Aktit të Tregjeve Dixhitale(DMA) në Europë, transmeton PCWorld.al.
Së bashku me mbështetjen për dyqanet alternative të aplikacioneve, kushteve të reja për zhvilluesit e aplikacioneve në Europë dhe zhvilluesit e shfletuesve të përdorin motorët e tyre, krijuesi i iPhone duhet të ofrojë edhe portabilitet të dhënash.
Kjo do të thotë se duhet ta bëjë më të lehtë zhvendosjen e të dhënave nga një iPhone drejt një pajisje tjetër jo-Apple.
Zgjidhja nuk është ende e disponueshme, por Apple tha se do ta realizojë brenda Vjeshtës së 2025. Njoftimi u bë përmes një dokumenti ku Apple shpjegonte planin e saj për të operuar në përputhje me ligjin e ri Europian.
Përtej App Store, DMA adreson edhe portabilitetin e të dhënave. Përdoruesit Europianë nga sot mund të kërkojnë zhvendosjen e fotove nga iCloud Photos në Google Photos por edhe të dhëna nga aplikacionet si Notes, Calendar, Contacts, Maps, Wallet, Mail, Safari etj drejt aplikacioneve alternative Android.
Një zgjidhje tjetër gjithashtu po mendohet për eksportimin e të dhënave drejt një shfletuesi të ri në të njëjtën pajisje tha Apple e cila do të jetë e disponueshme ose në fund të 2024 ose fillim të 2025.
What's Your Reaction?