Apple paralajmëron përdoruesit: “Mos flini asnjëherë pranë telefonit kur është duke u karikuar”

Studime të shumta kanë nxjerrë në pah prej kohësh rreziqet e mundshme që lidhen me të fjeturit në afërsi të telefonit, në karikim ose jo, duke nënvizuar ndikimet e mundshme negative në shëndetin e përdoruesve. Apple, kompania e famshme prodhuese e iPhone, kohët e fundit ka dhënë një mesazh paralajmërues të qartë dhe të drejtpërdrejtë për […]

Gusht 25, 2023 - 21:59
 0
Apple paralajmëron përdoruesit: “Mos flini asnjëherë pranë telefonit kur është duke u karikuar”
Reklamë
Reklamë

Studime të shumta kanë nxjerrë në pah prej kohësh rreziqet e mundshme që lidhen me të fjeturit në afërsi të telefonit, në karikim ose jo, duke nënvizuar ndikimet e mundshme negative në shëndetin e përdoruesve.

Apple, kompania e famshme prodhuese e iPhone, kohët e fundit ka dhënë një mesazh paralajmërues të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë ata që e kanë zakon të bien në gjumë, ndërsa mbajnë telefonin e tyre afër, veçanërisht kur pajisja është e lidhur me një karikues. Ky paralajmërim, përvecse në siten-n e tyre zyrtar, po ashtu është përfshirë në udhëzuesin e përdorimit të produkteve Apple.

Kompania e teknologjisë këshillon që iPhone-ët dhe produktet e tjera tekonologjike, duhet të karikohen në mjedise që janë të ajrosura mirë dhe në sipërfaqe të sheshta si tavolina, duke dekurajuar në mënyrë të qartë karikimin në sipërfaqe të buta si batanijet, jastëkët ose më keq akoma, trupin tuaj.

Reklamë
Reklamë

Në udhëzim thuhet se iPhone-ët gjenerojnë nxehtësi gjatë procesit të karikimit dhe kur kjo nxehtësi nuk mund të çlirohet lehtësisht për shkak të hapësirave të kufizuara, ajo rrezikon të shkaktojë djegie ose, në raste më të rënda, ndezjen e zjarreve. Rrjedhimisht, vendosja e një telefoni në karikim poshtë jastëkut konsiderohet si një nga praktikat më të pasigurta në të cilat mund të përfshihen përdoruesit e iPhone.

Mesazhi i përcjellë drejtpërdrejt nga kompania e teknologjisë është si vijon:

“Mos flini me një pajisje, karikues ose përshtatës të energjisë pranë, ose mos i vendosni nën batanije, jastëk ose trupin tuaj, kur është i lidhur me një burim energjie. Mbajeni iPhone-n tuaj, përshtatësin e energjisë dhe çdo karikues me valë në një zonë të ajrosur mirë kur i keni në përdorim ose karikim. Kini kujdes të veçantë nëse keni një gjendje fizike që jua bën të pamundur që ta nxjeni nxehtësinë në trupin tuaj.”

Apple këshilloi gjithashtu të mos përdorni kabllo ose karikues të dëmtuar ose të karikoni kur ka lagështi.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.