Arrest në burg për ish-shefin e kufirit të Korçës që trafikonte drogë
Ish-shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës, Stiljan Pasho, është lënë në qeli nga Gjykata e Korçës. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest në burg. Avokati mbrojtës i Stiljan Pashos mohon akuzat dhe thotë se nuk ka prova të mjaftueshme. “Kundërshtojmë vendimin e gjykatës për arrest me burg sepse nuk ka […]
Ish-shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës, Stiljan Pasho, është lënë në qeli nga Gjykata e Korçës. Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest në burg.
Avokati mbrojtës i Stiljan Pashos mohon akuzat dhe thotë se nuk ka prova të mjaftueshme.
“Kundërshtojmë vendimin e gjykatës për arrest me burg sepse nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë përfshirjen e kryekomisarit në trafikun e lëndëve narkotike”, tha ai.
Stiljan Pasho akuzohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës nga Greqia, duke lejuar makina të caktuara që të kalonin pa u kontrolluar nga Dogana e Kapshticës.
Rasti i fundit ishte trafikimi i një sasie prej 26 kanabis drejt Greqisë. Por ish-shefi i kufirit rezulton të ketë qenë i përfshirë edhe 4 raste të tjera, i cili favorizonte anëtarë të grupeve kriminale që të kalonin drogën nga Kapshtica drejt Greqisë duke shmangur kontrollin e automjeteve.
Pas arrestimit, Stiljan Pasho u përjashtua edhe nga Policia e Shtetit.
/a.r
What's Your Reaction?