Arrestimi i dy policëve, reagon Balla: Procesi i vetëpastrimi i radhëve të Policisë do të jetë sistematik

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e dy policëve të Komisariatit të Rinasit. Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Balla shkruan se vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit teksa thotë se arrestimet e fundit të policëve çojnë në 14 rastet e goditura në 2 javët e fundit nga radhët […]

Dhjetor 13, 2023 - 11:28
 0
Arrestimi i dy policëve, reagon Balla: Procesi i vetëpastrimi i radhëve të Policisë do të jetë sistematik
Reklamë
Reklamë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e dy policëve të Komisariatit të Rinasit.

Përmes një postimi në “Facebook”, ministri Balla shkruan se vijon procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit teksa thotë se arrestimet e fundit të policëve çojnë në 14 rastet e goditura në 2 javët e fundit nga radhët policore.

“Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritik, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurtë dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë të zbatimit të ligjit”, shkruan ministri.

Reklamë
Reklamë

Balla ka falenderuar të gjithë qytetarët, që si në rastin e dy kontrollorëve të kufirit, të cilët kanë raportuar apo ndarë ankesat për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Ligjin dhe Kodin Etik në Policinë e Shtetit.

Sjellim në vëmendje se punonjësit e policisë së Komisariatit Rinas, Ardit Doçi dhe Endri Beramaj i morën para një udhëtareje që po dilte nga Shqipëria.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.