Arrestohet një 16-vjeçar në Tiranë, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 16-vjeçar në kryeqytet, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas tjetër të mitur. Po ashtu, blutë e Tiranës kanë arrestuar dhe 17 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga droga, dhuna, thyerja e masave të sigurisë dhe shkelja e rregullave […]
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një 16-vjeçar në kryeqytet, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas tjetër të mitur.
Po ashtu, blutë e Tiranës kanë arrestuar dhe 17 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga droga, dhuna, thyerja e masave të sigurisë dhe shkelja e rregullave të qarkullit.
“Tiranë, vihen në pranga 18 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
Reklamë Reklamë – A. L., 27 vjeç dhe G. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
– F. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Y. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasit:
– E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundështimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
– H. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. Gj., 34 vjeç, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Q. H., 31 vjeç, banues në Domje, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.
Po nga këto struktura u arrestua një shtetas 16 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas tjetër të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin T. Ç., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi më datë 16.10.2023, në rrugën dytësore Qerekë – Rinas, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Benz”, ka përplasur një automjet policie. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– B. D., 36 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;
– A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– H. Gj., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Asim Vokshi”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen D. Sh., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, këmbësore, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin B. M., 64 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– B. D., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.”
Njoftimi i Policisë së Tiranës
/f.s
What's Your Reaction?