“As duart e mia nuk shoh”, i verbri kërkon KEMP-in që nga dhjetori 2022

Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë për “Stop” në Tv Klan se si para 4 vitesh Myftari ka humbur shikimin, moment pas të cilit ata nisën procedurën për të dalë në kemp. Myftari është vizituar në Shkodër ku i bënë letrat për KEMP. Letrat kanë mbërritur në Tiranë nga ku nuk ka marrë […]

Mars 7, 2024 - 22:15
 0
“As duart e mia nuk shoh”, i verbri kërkon KEMP-in që nga dhjetori 2022
Reklamë
Reklamë

Bashkëshortët Myftar dhe Lirije Djaloshi nga Puka tregojnë për “Stop” në Tv Klan se si para 4 vitesh Myftari ka humbur shikimin, moment pas të cilit ata nisën procedurën për të dalë në kemp. Myftari është vizituar në Shkodër ku i bënë letrat për KEMP. Letrat kanë mbërritur në Tiranë nga ku nuk ka marrë përgjigje që nga 11 dhjetori 2022. Myftari tregon se çdo shërbim ia bën bashkëshortja, pasi ai vetë nuk sheh as duart e veta.

Lirije Djaloshi: Është vizitu në Shkodër, ia kanë bërë letrat për KEMP dhe i kena dorëzu të Administrata Luf. Ata i kanë çuar për Shkodër, edhe Shkodra i ka nis për Tiranë. Aty kanë mbet, s’na kanë sjellë asnjë përgjigje.

Gazetarja: Sa kohë keni që mbeteni në pritje?

Reklamë
Reklamë

Myftar Djaloshi: Qysh më 11 dhjetor të vitit 2022.

Gazetarja: Ju ka humbur shikimi totalisht, nuk arrini do të shikoni asgjë?

Myftar Djaloshi: Asgjë hic, as duart e mia nuk i shoh.

Gazetarja: Jeni vetëm në Pukë?

Myftar Djaloshi: Jena vetëm, vetëm jetojmë.

Gazetarja: Kush jua bën shërbimin?

Myftar Djaloshi: Shërbimin ma bën gruaja.

Gazetarja: Çfarë moshe ka gruaja?

Myftar Djaloshi: Gruaja 58 vjeç.

Gazetarja: Pra ju përveçse keni nevojë për KEMP-in, keni nevojë edhe për kujdestar apo jo?

Myftar Djaloshi: Fiks, patjetër, se nuk shoh.

“Stop” kontaktoi Shërbimin Social Shtetëror ku u premtua se Myftar Djaloshi do të thirrej në komision javën e parë të marsit. E në fakt, zotëria u paraqit në komision në 5 mars dhe arriti pas kaq kohësh që ta fitojë kempin.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.