Atentati në Shkodër, flet drejtori i policisë: Po marrim dëshminë e objektivit dhe dëshmitarëve

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj ka folur për atentatin e regjistruar këtë të enjte në Shkodër. Ai theksoi se po

Shkurt 8, 2024 - 20:34
 0
Atentati në Shkodër, flet drejtori i policisë: Po marrim dëshminë e objektivit dhe dëshmitarëve
Reklamë
Reklamë

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Edmond Sulaj ka folur për atentatin e regjistruar këtë të enjte në Shkodër. Ai theksoi se po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe se po bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë.

Nga ana tjetër ai theksoi se po merrën dëshmi të personave prezentë në vendngjarje, por edhe të vetë autorit.

“Në orën 17:50 këtu në lagjen “Xhabiej” është qëlluar me armë zjarri shtetasi Selami Brahimi i cili është plagosur lehtë dhe është duke marrë mjekim në spitalin e Shkodrës. Është formuar grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Janë duke u marrë kamerat e sigurisë si dhe po pyeten dëshmitarët okular që kanë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë do të intervistohet i dëmtuari. Sa i përket shkaqeve po punohet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave. Jemi duke punuar intesivisht për ta zbardhur dhe sigurojmë qytetarët se policia vendore e Shkodrës ka të gjitha kapacitetet për të zbardhur ngjarje të tilla”, u shpreh drejtori Sulaj.

Reklamë
Reklamë

Selami Brahimi mbeti i plagosur, jashtë rrezikut për jetën, si pasojë e të shtënave që u zbrasën mbi automjetin e tij, nga persona ende të paidentifikuar./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.