Atletico Madrid, fitore me aromë Champions-I, Saul nderon madrilenet ndaj Villareal, tani të vetëm në vendin e 4
Atletico Madrid përfitoi nga humbja e Bilbaos dhe tanimë është e vetme në vendin e katërt në kampionatin spanjoll, çka do të thotë
Atletico Madrid përfitoi nga humbja e Bilbaos dhe tanimë është e vetme në vendin e katërt në kampionatin spanjoll, çka do të thotë kualifikim në Champions në sezonin e ardhshëm.
Skuadra e Simeones fitoi duelin e fundit të javës së 30 të La Ligës në transfertë kundër Vijareal.
Suksesi 2 me 1 në Estadio de la Ceremica bën që Los Kolchoneros të ngjiten në 58 pikë, 3 më shumë sesa rivali kryesor për vendin e katërt, baskët e Atletic Bilbaos.
Nisje e zjarrtë e ndeshjes për miqtë të cilët patën një rast të mirë me Linon, dhe pak çaste më vonë ia dolën të zhbllokonin shifrat me anë të belgut Vitsel.
Dominimi i madrilenëve ishte i dukshëm, por Depai dhe Jorente nuk shënuan dot.
Shkëndijën e vetme për të zotët e shtëpisë e dha Gerard Moreno, por vetëm kaq pasi Vijareal ishte me fat që nuk pësoi në të tjera moment të Rikelmes dhe Depait. Për të riparë ekuilibrat në ndeshje, u desh të pritej fillimi i pjesës së dytë, kur Sorlot pas 4 minutash i shërbyer nga Moreno mposhti portierin mik.
“Nëndetësja e verdhë” provoi të luante si e barabartë në këtë pjesë me Atleticon teksa të dyja ekipet humbën raste të mira Correa e Morata për miqtë dhe Moskuera me Parehon për të zotët e shtëpisë.
Për të prishur ekuilibrat dhe për ti dhënë madrilenëve një trepikësh të çmuar mendoi Saul në minutën e 87, sukses jetik për të udhëheq garën për vendin e fundit që të çon në Champions League.
What's Your Reaction?