Aurelio u vra për një fjalë goje? Në makinën e tij edhe një vajzë, si nisi sherri
Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të së Dielës në Shkozë. Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë. Mësohet se gjatë lëvizjes me makinë, 4 autorët e dyshuar dhe viktima kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin, ndërkohë që vajza në fjalë ndodhej në makinën […]
Detaje të reja zbulohen për ngjarjen e rëndë të së Dielës në Shkozë. Siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, sherri mes të rinjve ka nisur për një vajzë.
Mësohet se gjatë lëvizjes me makinë, 4 autorët e dyshuar dhe viktima kanë shkëmbyer ofendime me njëri-tjetrin, ndërkohë që vajza në fjalë ndodhej në makinën e 18 vjeçarit, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.
Më pas sherri verbal ka agravuar në përplasje fizike, aq sa 20 vjeçari Frensis Shehu dhe 4 të miturit kanë përdorur thikat. Goditja me thikë ishte fatale për të riun Aurelio Dervishi. Ky i fundit vdiq rrugës për në spital.
What's Your Reaction?