Automjetet ‘Made in Albania’, sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca: Prodhimi i makinave të para pas 2 muajsh

Kryeministri Edi Rama paralajmeroi krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e makinave shqiptare, do t’i shërbejnë shtetit, kryesisht transportit të nxënësve. Në këtë projekt që synon të prodhojë makina për të mbuluar nevojat e shtetit, në të ardhmen edhe për eksport, është marrë ekspertiza e Arjeta Pucës, sipërmarrëses shqiptare që prodhon dhe shet automjete. Sipërmarrësja shqiptare […]

Janar 23, 2024 - 20:50
 0
Automjetet ‘Made in Albania’, sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca: Prodhimi i makinave të para pas 2 muajsh
Reklamë
Reklamë

Kryeministri Edi Rama paralajmeroi krijimin e një shoqërie aksionere për prodhimin e makinave shqiptare, do t’i shërbejnë shtetit, kryesisht transportit të nxënësve. Në këtë projekt që synon të prodhojë makina për të mbuluar nevojat e shtetit, në të ardhmen edhe për eksport, është marrë ekspertiza e Arjeta Pucës, sipërmarrëses shqiptare që prodhon dhe shet automjete.

Sipërmarrësja shqiptare Arjeta Puca e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se automjetet do të përdoren për nevojat e shtetit. E pyetur se kur mund të kemi një mjet ‘Made in Albania’, Puca tha se kjo do të jetë e mundur pas ngritjes së kompanisë dhe menjëherë do të kemi prodhimin e parë, që mund të jetë një pranverë.

‘Do të jetë për çdo lloj konvertimi, ambulancë, zjarrfikëse. Më para i blinim, kishte kosto ekstra, tani do ti prodhojmë vetë. Çdo gjë do të jetë e qartë brenda dy muajsh, pasi do të krijohet kompania. Në Shqipëri është vështirë pasi shumë herë nuk gjen materiale bazike, por nëse do të bëhen në bashkëpunim me shtetin do të ketë një plan program.

Reklamë
Reklamë

Gjithmonë duhet të kemi stok dhe t’i llogarisim gjërat shumë mirë. Këto dy muaj do të hapet kompania dhe pastaj do të fillojnë prodhimet e para. Ne hasim këto vështirësi, do të duhet akoma kohë për këtë gjë të ketë kompani të ngjashme si ne dhe të kërkuara.’- tha Puca.

Sa i takon fuqisë punëtore, Puca tha për gazetarin Arbër Hitaj se ka dëshirë që brenda kompanisë të bëjë edhe një shkollë profesionale, në mënyrë që nxënësit dhe të praktikojnë dhe të mësohen ndërkohë.

Bashkëpunoj me të huajt dhe shkollat profesionale. Duhen shkolla profesionale ne e trajtojmë stafin dhe kanë mësuar shumë mirë. Ne nga jashtë na kanë ardhur nga Gjermania dhe nga Franca. Kur të trajnojmë stafin me pak kohë do të ikë ky problem.  Unë kam qejf që në atë kompani të bëjmë dhe një shkollë profesionale që studentët edhe të praktikojnë dhe të mësojnë ndërkohë.

Puca tha se eksporton ambulanca në të gjithë botën dhe ndër vendet më të largëta ka qenë në Kili. ‘Ne ekspertojmë në të gjithë botën, vendet më të largëta në Kili, Kirgistan ambulanca. Në Izrael së fundmi kemi nisur ambulanca. Viti i parë dhe i dyte ka qenë i vështirë. Këto 3 vitet  fundit kanë qenë shumë të mira.’- tha Puca./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.