“Automotive Fair Albania” vjen sërish në Tiranë, Rama publikon spotin (VIDEO)
“Automotive Fair Albania” rikthehet me edicionin e saj të dytë në datat 26-29 Tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Ai shkruan se ky event bën bashkë prodhuesit e koleksionistët e industrisë së automobilizmit. “Mirëmëngjes, dhe me […]
“Automotive Fair Albania” rikthehet me edicionin e saj të dytë në datat 26-29 Tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Ai shkruan se ky event bën bashkë prodhuesit e koleksionistët e industrisë së automobilizmit.
“Mirëmëngjes, dhe me rikthimin e edicionit të dytë, të Automotive Fair Albania, eventit më të madh të pasionit automotiv, duke bërë bashkë prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit, në datat 26-29 tetor në Pallatin e Kongreseve, “Sheshi Italia” e “Nënë Tereza”, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.
Kujtojmë se edicioni i parë i këtij eventi u organizua vitin e kaluar në datat 17-19 Qershor.
/a.r
What's Your Reaction?