“Autorët mbanin nën vëzhgim familjen”, gazetari grek zbulon detaje të reja nga ekzekutimi i armikut të Martinajt
Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit, Roan Brahimi. Gazetari grek Vassilis Lambropulos ka zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz i një nate më parë në Athinë, ku u ekzekutua me armë 32-vjeçari shqiptar Sidorel Prendi alias Roan Brahimi dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç, […]
Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit, Roan Brahimi.
Gazetari grek Vassilis Lambropulos ka zbardhur detaje të reja nga atentati mafioz i një nate më parë në Athinë, ku u ekzekutua me armë 32-vjeçari shqiptar Sidorel Prendi alias Roan Brahimi dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij Katerina Beqo 37-vjeç, ndërsa në makinë në momentin e ngjarjes ndodhej edhe fëmija i tyre, por që fatmirësisht nuk u prek nga plumbat.
Gazetari grek u shpreh se 32-vjeçari shqiptar ishte strehuar në Greqi pasi në Shqipëri akuzohej për dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vitin 2021 dhe në vitin 2022.
Sipas tij viktima ishte pjesë e botës së narkotrafikut dhe për të humbur gjurmët nga autoritete lëvizte nga një shtet në tjetrin.
Gazetari grek bën me dije se Prendi kishte ardhur një javë më parë në Greqi për të takuar djalin dhe gruan, pasi prej kohësh strehohej në Dubai.
Ndërsa bën me dije se autorët ranë në gjurmët e tij pasi mbanin nën vëzhgim të gjitha lëvizjet e familjarëve të tij.
“Ata e kërkonin për të paktën një vit”
Nga ana tjetër analisti i policisë speciale Stavros Balaskas tha se mafia shqiptare kishte të paktën një vit në kërkim të viktimës.
“Po e shikonin gruan e tij… po flasim për një kontratë shumë të kushtueshme sepse flasim për dy të shtëna, njëra në kokë, tjetra në trup, flasim për goditje të çastit dhe autorët ndoshta kanë ardhur nga Shqipëria, e kanë ekzekutuar dhe pas një kohe të shkurtër janë kthyer prapa”, tha Balaskas./m.j
What's Your Reaction?